{"id":99271,"date":"2019-07-29T14:16:07","date_gmt":"2019-07-29T12:16:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=99271"},"modified":"2019-07-29T14:16:07","modified_gmt":"2019-07-29T12:16:07","slug":"lufta-per-teatrin-vasili-eshte-beteja-mes-qytetarise-dhe-vandaleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lufta-per-teatrin-vasili-eshte-beteja-mes-qytetarise-dhe-vandaleve\/","title":{"rendered":"Lufta p\u00ebr Teatrin, Vasili: \u00cbsht\u00eb beteja mes qytetaris\u00eb dhe vandal\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar\u00a0n\u00eb\u00a0nj\u00eb\u00a0deklarat\u00eb\u00a0p\u00ebr mediat\u00a0gjat\u00eb\u00a0dit\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0sotme\u00a0p\u00ebr problemin e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ja deklarata e plot\u00eb\u00a0e tij:<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb me sy e vesh t\u00eb hapur dhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Teatrin Komb\u00ebtar nga grabit\u00ebsit e pushtetit dhe hajdut\u00ebt me kravat\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse:<\/p>\n<p>Te Teatri \u00ebsht\u00eb beteja e ligjit, me antiligjin.<\/p>\n<p>Mbrojtjes t\u00eb vlerave dhe rr\u00ebnj\u00ebve kulturore e historike nga nj\u00ebra an\u00eb dhe pushtetar\u00ebve shkat\u00ebrrues nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Beteja mes qytetaris\u00eb dhe vandal\u00ebve.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr mbrojtjen e pron\u00ebs dhe interesit publik kund\u00ebr grabitjes dhe vjedhjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb beteja mes shkuarjes n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebrmes vlerave p\u00ebrball\u00eb antivlerave t\u00eb hajdut\u00ebve dhe pastruesve t\u00eb parave t\u00eb krimit q\u00eb na mban larg nga Europa.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb lufta p\u00ebr t\u00eb mbrojtur memorien e ndritur t\u00eb vendit nga nj\u00ebra an\u00eb dhe atyre q\u00eb duan ta shuajn\u00eb k\u00ebt\u00eb memorie nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Teatrit Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb qytetare, e prir\u00eb nga profesionist\u00ebt dhe q\u00eb i ka q\u00ebndruar fort k\u00ebtij dimensioni.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb politizuar vet\u00ebm nga Edi Rama dhe sejmen\u00ebt e tij t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vend q\u00eb ti kthejn\u00eb p\u00ebrgjigje se pse e shkel\u00ebn dhe dhunuan ligjit p\u00ebr t\u00eb grabitur pron\u00ebn publike, jan\u00eb fshehur pas parrullave politike, boshe, p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb mb\u00ebshtetura dhe nga disa nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb shkelur Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkelur Konventa Evropiane e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, \u00ebsht\u00eb dhunuar kryq e t\u00ebrthor\u00eb parimi i decentralizimit dhe autonomis\u00eb vendore duke rr\u00ebmbyer kompetencat, jan\u00eb dhunuar standartet dhe vlerat e Bashkimit Europian dhe parashikimet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit, \u00ebsht\u00eb grabitur prona publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme dhe gjithshka \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb paracaktuar, t\u00eb qepur sipas kostumit t\u00eb fituesit dhe interesave qindra milion\u00ebshe t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb tij\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky skandal i dimensioneve komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb aty n\u00eb mes t\u00eb sheshit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skandal i till\u00eb sdo guxohej t\u00eb ndodhte n\u00eb asnj\u00eb kryeqytet europian t\u00eb per\u00ebndimit, ku aktor\u00eb e protestues jan\u00eb dhunuar mes sheshit, jan\u00eb rrethuar duke mos u lejuar as uj\u00eb t\u00eb pijn\u00eb, dhe gjith\u00eb kjo dhun\u00eb shtazarake ka qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb grabitjes s\u00eb pron\u00ebs publike, dhunimit t\u00eb interest publik dhe vijim\u00ebsi e planit t\u00eb zi p\u00ebr instalimin e antishtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, Teatri \u00ebsht\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse edhe p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb shnderruar ne avokate te qeverise dhe qe degjojne vetem italishten e qeverise nderkohe qe edhe ne opozite ka mjaft qe flasin e italishten por ate te se vertetes dhe jo ate te korrupsionit dhe grabitjes.<\/p>\n<p>Eshte dita qe at ate zgjedhin n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pro vendosjes s\u00eb ligjit dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, apo me gryk\u00ebsin\u00eb dhe bab\u00ebzin\u00eb e qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>Jan\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb e t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn publike apo m\u00eb dhunuesit e pacip\u00eb t\u00eb \u00e7do t\u00eb drejte themelore p\u00ebr tu shprehur?<\/p>\n<p>Jan\u00eb p\u00ebr tendera fiktiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar qindra miliona euro apo jan\u00eb p\u00ebr procedura transparente t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb aspiron n\u00eb BE?<\/p>\n<p>Jan\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen zvarr\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebr dhjetra vjet kan\u00eb prodhuar art e kultur\u00eb apo jan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb prodhuar p\u00ebr dhjetra vjet art kultur\u00eb e kan\u00eb edukuar brezat?<\/p>\n<p>A do guxonte njeri t\u00eb t\u00ebrhqite zvarr\u00eb Macello Mastoianon, apo Michele Placidon, apo Giancarlo Gianinin, apo Michele Picolin, Alen Delonin, Zhan Gabenin, Robert De Niron, Inuke Dauglas, Al Pacinon?<\/p>\n<p>Edhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb krenare p\u00ebr artist\u00ebt e saj t\u00eb m\u00ebdhenj e do t\u2019i mbroj\u00eb deri n\u00eb fund, nd\u00ebrsa ata q\u00eb sillen si pushteues e nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb mendojn\u00eb si do futen aty br\u00ebnda si hajna nat\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e teatrit, do t\u00eb shporren.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kurajua e hajdut\u00ebve n\u00eb pushtet vjen nga drejt\u00ebsia e kapur dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria q\u00eb erdhi pas kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shqiptar nuk do t\u00ebrhiqet p\u00ebrpara dhunuesve t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt grabisin t\u00eb gjith\u00eb pronat publike e private duke e konsideruar Shqip\u00ebrin\u00eb \u00e7ifligun e tyre privat.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb procedur\u00eb tenderi korruptiv nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb dhe nuk do t\u00eb sh\u00ebrbeje si alibi e krimit shtet\u00ebror t\u00eb konsumuar tek Teatri Komb\u00ebtar dhe \u00e7do avokati e k\u00ebtyre procedurave korruptive do t\u00eb refuzohet me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Korrupsion dhe grabitje do t\u00eb thot\u00eb antiligj dhe \u00e7do mb\u00ebshtetje do t\u00eb jet\u00eb edhe ajo antiligjore.<\/p>\n<p>Rezistenca qytetare do t\u00eb triumfoj\u00eb mbi antishtetin e kriminel\u00ebve n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e para, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; N\u00ebnkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar\u00a0n\u00eb\u00a0nj\u00eb\u00a0deklarat\u00eb\u00a0p\u00ebr mediat\u00a0gjat\u00eb\u00a0dit\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0sotme\u00a0p\u00ebr problemin e Teatrit Komb\u00ebtar. Ja deklarata e plot\u00eb\u00a0e tij: T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb me sy e vesh t\u00eb hapur dhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Teatrin Komb\u00ebtar nga grabit\u00ebsit e pushtetit dhe hajdut\u00ebt me kravat\u00eb. Sepse: Te Teatri \u00ebsht\u00eb beteja e ligjit, me antiligjin. Mbrojtjes t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":70175,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99271","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99271","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99271"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99271\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}