{"id":99284,"date":"2019-07-29T16:40:37","date_gmt":"2019-07-29T14:40:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=99284"},"modified":"2019-07-29T16:40:37","modified_gmt":"2019-07-29T14:40:37","slug":"kush-eshte-i-tmerrshmi-i-beratit-qe-u-lirua-sot-nga-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kush-eshte-i-tmerrshmi-i-beratit-qe-u-lirua-sot-nga-burgu\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb i &#8216;tmerrshmi i Beratit&#8217; q\u00eb u lirua sot nga burgu"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb liruar nga burgu Lul Caka, i njohur ndyshe si i tmerrshmi i Beratit. Caka ka p\u00ebrfunduar d\u00ebnimin me 25 vite burg, dh\u00ebn\u00eb pas masakrave t\u00eb viteve 97-98 t\u00eb ndodhura n\u00eb qytetin e Beratit.<\/p>\n<p>Caka vuajti d\u00ebnimin p\u00ebr vrasjen e P\u00ebllumb Eminit, si dhe p\u00ebr tentativ\u00ebn p\u00ebr vrasje t\u00eb Gani Malushit dhe Ilir Ngresit.<\/p>\n<p>Historia:<\/p>\n<p>Lulzim Cak\u00ebn, Apeli i Vlor\u00ebs e gjeti fajtor p\u00ebr tentativ\u00ebn e vrasjes s\u00eb Gani Malushit dhe Ilir Ngresit, duke e d\u00ebnuar me 25 vjet burg n\u00eb dhjetor t\u00eb 2012. M\u00eb posht\u00eb shkrimi rreth vendimi i botuar nga SHQIP me 20 Dhjetor 2012.<\/p>\n<p>D\u00ebnohet me 25 vite burg Lulzim Caka, nj\u00eb nga krer\u00ebt e bandave kriminale q\u00eb ka vepruar n\u00eb Shqip\u00ebri, kryesisht n\u00eb zon\u00ebn e Beratit, Fierit dhe Lushnj\u00ebs, gjat\u00eb viteve 1995-2000, i akuzuar p\u00ebr vrasje p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsive t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit n\u00eb Vlor\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi d\u00ebnimin e dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Fierit, nd\u00ebrsa kjo \u00e7\u00ebshtje endet n\u00eb dyert e gjykatave p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb. Ngjarja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u d\u00ebnua ka ndodhur n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 1998, ku Caka i ka b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb. Caka, i sapoliruar nga burgu me nj\u00eb manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb informacioni p\u00ebr vendosjen e tij n\u00eb fshatin Pobrat, \u00ebsht\u00eb angazhuar e gjith\u00eb Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Beratit. Forcat e policis\u00eb, t\u00eb kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn nga atentate m\u00eb pas), rrethojn\u00eb Cak\u00ebn s\u00eb bashku me dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij. Por, t\u00eb armatosur me kallashnikov, ata i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr rreth gjysm\u00eb ore q\u00ebndres\u00eb policis\u00eb. Caka u kap i plagosur, nd\u00ebrsa bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij, Xhevahir \u00c7ela, mbeti i vrar\u00eb. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin q\u00eb dha urdh\u00ebr p\u00ebr eliminimin e tij, nd\u00ebrsa nga hetimet rezultoi se \u201ci forti\u201d i Beratit kishte q\u00eblluar edhe ndaj shokut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas ngjarjes s\u00eb marsit 2008, Prokuroria e Beratit filloi hetimet dhe \u00e7\u00ebshtja u hetua deri n\u00eb vitin 1999, kur dhe u transferua n\u00eb Fier, p\u00ebr shkak t\u00eb trazirave n\u00eb qytetin e gurt\u00eb. Pas gjykimit, ku d\u00ebshmuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb punonj\u00ebsish policie, Lulzim Caka u gjet fajtor p\u00ebr vrasjen e Xhevair \u00e7el\u00ebs dhe tentativ\u00ebs s\u00eb vrasjes s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. M\u00eb pas, \u00e7\u00ebshtja shkoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, e cila la n\u00eb fuqi vendimin e Fierit. Mbrojtja i b\u00ebri rekurs n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, e cila nuk e kaloi p\u00ebr shqyrtim. \u00c7\u00ebshtja shkoi n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, madje edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Kjo e fundit gjeti shkelje n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor dhe rekomandoi q\u00eb gjykatat shqiptare t\u00eb rigjykonin Lulzim Cak\u00ebn. Gjykata e Lart\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb muajit prill t\u00eb k\u00ebtij viti, e ktheu \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Apelin Vlor\u00eb, e cila dje vendosi s\u00ebrish d\u00ebnimin e Lulzim Cak\u00ebs me 25 vite burg. Kjo gjykat\u00eb pyeti s\u00ebrish disa d\u00ebshmitar\u00eb, ish-punonj\u00ebs policie gjat\u00eb operacionit p\u00ebr kapjen e Cak\u00ebs n\u00eb vitin 1998, t\u00eb cil\u00ebt konfirmuan faj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>P\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb e tij, gjykata ka lexuar deklarimet e dy punonj\u00ebsve t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb policis\u00eb, Gani Malushi dhe Ilir Ngresi, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb treguar konfliktin me Cak\u00ebn. Madje, Ngresi, ka humbur jet\u00ebn nga nj\u00eb atentat, i b\u00ebr\u00eb nga Kastriot Jaupi, nj\u00eb nga miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Lulzim Cak\u00ebs.\u00a0Krimet e Lul Cak\u00ebs\u00a0Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunar\u00ebs, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunar\u00ebs), djali i tezes s\u00eb tij. M\u00eb 26 mars 1996, Caka rishfaqet n\u00eb sken\u00eb, kur akuzohet se ishte nj\u00eb prej atentator\u00ebve t\u00eb dy shefave t\u00eb krimit t\u00eb Beratit dhe Ku\u00e7ov\u00ebs, tek Ura e Samatic\u00ebs.<\/p>\n<p>Oficer\u00ebt e policis\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtonin, por makina e tyre u dogj nga atentator\u00ebt. Por m\u00eb tep\u00ebr se nga policia, Caka do t\u00eb gjurmohej dhe sulmohej gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve nga hasmit e tij. M\u00eb 20 korrik 1997, Lulzim Caka, b\u00ebri hapin e gabuar t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb hakmarrjen mes fisit t\u00eb pal\u00ebve dhe Yzeir\u00ebve n\u00eb fshatin R\u00ebr\u00ebz n\u00eb Berat. Duke qen\u00eb njeri i af\u00ebrt i fisit t\u00eb \u00c7al\u00ebve, Caka u implikua n\u00eb vrasjen e Nezir Yzeirit, kunat\u00ebs s\u00eb tij Ashime dhe djalit t\u00eb adoptuar t\u00eb saj, Ilir Yzeiri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb qershor 1998, ai hapi nj\u00eb tjet\u00ebr hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, v\u00ebllain e \u201cMiles\u201d, t\u00eb fortit t\u00eb Fierit. Pas nj\u00eb ndjekjeje t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb policis\u00eb, ai u arrestua dhe u d\u00ebnua me 25 vjet burgim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje. Por hekurat e burgut t\u00eb Lushnj\u00ebs nuk ishin tep\u00ebr t\u00eb sigurt p\u00ebr nj\u00eb vras\u00ebs si Caka. M\u00eb 6 janar 2001, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sharre, ai arriti t\u00eb priste hekurat dhe t\u00eb largohej nga qelia p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdhunimin dhe vrasjen e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, Xhevries 56-vje\u00e7are dhe v\u00ebllait Bardhoshit. Dy personat e dyshuar p\u00ebr krimin e fundit, Valter Bega, 21 vje\u00e7, dhe Maringlen Cami, 22 vje\u00e7, u vran\u00eb m\u00eb 22 mars 2001 prej tij. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2001, ai u kap n\u00eb Foxhia t\u00eb Italis\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2003 u ekstradua n\u00eb Shqip\u00ebri, ku vuajti d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Kosov\u00ebs n\u00eb Lushnje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; \u00cbsht\u00eb liruar nga burgu Lul Caka, i njohur ndyshe si i tmerrshmi i Beratit. Caka ka p\u00ebrfunduar d\u00ebnimin me 25 vite burg, dh\u00ebn\u00eb pas masakrave t\u00eb viteve 97-98 t\u00eb ndodhura n\u00eb qytetin e Beratit. Caka vuajti d\u00ebnimin p\u00ebr vrasjen e P\u00ebllumb Eminit, si dhe p\u00ebr tentativ\u00ebn p\u00ebr vrasje t\u00eb Gani Malushit dhe Ilir Ngresit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":99285,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99284","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99284"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99284\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}