Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është shkarkuar nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Kamenica.
Bëhet me dije se Kamenica është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka arritur të realizojë planin për ngritjen e 2 satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania2”.
Bëhet me dije se në vendin e Kamenicës është vendosur Geraldina Brodani.
Kujtojmë që rreth një vit më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundërligjshme.