Stadiumi i Besës më i bukur se ‘Air Albania’/ Andi Lila: Përsëri do i besojmë këto gënjeshtra 3D të qeverisë?

0
475
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, vazhdon betejën me qeverinë, për gjendjen mjerane të stadiumit të Besës.

Kavajasi nuk i ka kursyer thumbimet në postimin e fundit në faqen zyrtare, teksa ka ironizuar projektin për ndërtimin e stadiumit të ri, në qytetin e tij të lindjes.

Postimi i Andi Lilës

“Shqipëria 3D! Ju kërkoj shumë ndjesë tifozëve të Besës së Kavajës, futbollistëve dhe ish-futbollistëve të Besës për statusin tim të disa ditëve më parë, për stadiumin Besa që kullosnin delet.

Sot, sapo më njoftuan se stadiumi i ri Besa ka përfunduar, edhe më i bukur sesa ‘Air Albania’. Shikojeni dhe vlerësojeni.

Sot nuk është as 1 prilli, përsëri do i besojmë këto gënjeshtra 3D???.

 

Zjarr Tv Ad