Stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana pa drita! OSHEE ka njoftuar sot se do të ndërpresë  energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit, për shkak të punimeve që do të kryhen në disa gabina.

Energjia elektrike  do të fiket në gabinën e “Vasil Shanto1” dhe gabinën “1 Maji” të nënstacionit Selitë nga ora 9:00 deri në 14:00.

Pjesërsisht, pa energji elektrike do të mbeten dhe rrugët : “Preng  Bibe  Doda” zona midis rrugës “Njazi Demi” dhe bulevardi “Bajram Curri” .

Zjarr Tv Ad