Starton emisioni “TAVË KRAPI ” në Zjarr Televizion

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Tavë krapi” kështu titullohet emisioni më i ri në Zjarr Televizion, i cili startoi mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 në ekranin e Zjarr Televizion. Në moderimin e Aleksandër Prenga dhe Nikolin Ferketa, me gazetare Sara Prenci dhe operator Menduh Lici, tematika aktuale të qëndisura nga pena e Armir Shkurtit, ndërsa regjia i është besuar Ismet Drishtit.

Formati i ri është një parodizim i ngjarjeve që ndodhin gjatë javës, personazheve që njohim dhe gjithçkaje që e ndeshim në përditshmërinë tonë.

Të gjithë ndodhitë e javës dhe videot me përmbajtje në dukje normale, do të kalojnë në sitë ku do të kthehen në një bashkësi të qeshurash, nëpërmjet komenteve të dy moderatorëve në studio. Gjithashtu do ketë edhe rubrika të tjera siç janë zëri i qytetarëve, skeçe etj.

Ndaj mos e humbisni çdo të martë në mbrëmje në orën 20:00, “Tavë Krapi” në Zjarr Televizion.

Zjarr Tv Ad