Starton më 13 gusht, Seria A nis me stadium të tejmbushura

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fundjavën e 13 gushtit do të rikthehet kampionati italian i futbollit, datë që shumë tifozë e kanë shënuar në kalendar duke zgjedhur të shkojnë në stadium për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Në “Via del Mare” do të luhet takimi Lecce-Inter, me biletat që u shitën në pak më shumë se një orë. Edhe Milani dhe Juventusi luajnë të dyja në shtëpi, përkatësisht kundër Udineses dhe Sassuolos shumë shpejtë edhe për keto dy takime biletat do të përfundojnë edhe pse ka edhe pak të tilla ende në shitje.

Jo vetëm milanezët dhe bardhezinjtë, klimë shumë e nxehtë pritet edhe në stadiumet e tjera të Italisë. Në Salerno pritet dyndje e tifozëve romakë për takimet Salernitana-Roma, ndërsa në Olimpico priten gati 40 mijë shikues për ndeshjen e Lacios ndaj Bolonjës.

Seria A rifillon herët, në një fundjavë atipike të mesit të gushtit. Megjithatë, tifozët italianë janë gati: rreth 300 mijë të tillë do të mbushin tribunat për ditën e parë të kampionatit.

Zjarr Tv Ad