Statistika katastrofike, Griezmann humb busullën te Barcelona

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U transferua me mjaft bujë te Barcelona, por duket se Antoine Griezmann nuk është i projektuar për të qënë katalanas. Sulmuesi francez la Atleticon e Madridit gjatë merkatos së verës, me synimin fitimin e titujve te Barcelona.

Por, një gjë e tillë nuk mund të ndodh, të paktën me Griezmann protagonist. Kampion i Botës nuk po i pëlqen aspak liderit të kësaj Barcelone, Lionel Messi dhe mospërshtatja me të mund të sjellë pasoja.

Një tjetër faktor negativ janë statistikat e tij me klubin nga “Camp Nou”. Vetëm një gol në tetë ndeshjet e tij të fundit dhe gjithnjë e më pak i përfshirë në lojë e Barcelonës. Kundër Celta Vigo, 28 vjeçari kompletoi vetëm 21 pasime në 73 minuta lojë.

Deri në këtë pikë të sezonit, Griezmann ka bërë 529 pasime me Barcelonën, shifër tepër e ulët me atë që bëri te Atletico Madrid një sezon më parë. Me “Loc Colcheoneros”, ai kompletoi 595 pasime, si dhe ishte deciziv me gjashtë golat e tij.

Te Barcelona, Griezmann ka grumbulluar 1,210 minuta në 15 ndeshje (14 si titullar), ku ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm në katër raste në kampionat. Ende nuk ka gjetur golin në UEFA Champions League, diçka që ai, më shumë se sa Barcelona dëshiron të zhbllokohet pas pushimit nga ndeshjet ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad