Statistikat e krimit, INSTAT: Në rritje vjedhjet e banesave dhe lokaleve

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Kamzë një ditë më parë, ku gjatë grabitjes së një minimarketi, pronari mbeti i vrarë është ndoshta skenari më i rëndë i ngjarjeve të tilla, që sipas statistikave zyrtare janë shtuar gjatë këtij viti. Instituti i Statistikave ka publikuar të Statistikat e Krimit gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Ajo që vihet re është një shtim i krimit për vjedhje dhe vrasjeve me dashje. Instituti i Statistikave konstaton se gjatë tremujorit të parë 2018, numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese arriti në  307, duke shënuar një rritje me 2.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rritje të ndjeshme eshtë edhe numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka pasur 182 ngjarje të tilla, duke shënuar një rritje me 24.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, është 12, rreth 4 vrasje më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vjedhjet e banesave, lokaleve apo pikave të tregtimit konsiderohen ndryshe edhe si krime ordinere, që sipas ekspertëve, e kanë burimin te problemet ekonomike dhe varfëria.

Një tjetër vepër penale që po shënon rritje është edhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Në tremujorin e parë të këtij viti janë shënuar  473 ngjarje, me një rritje vjetore prej 16.5%.

Ndërkaq INSTAT vlerëson rënie në veprën penale në fushën e drogës. Sipas të dhënave, në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve.

Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Në rënie janë edhe vjedhjet e automjeteve, me vetëm 58 ngjarje të tilla në tremujorin e parë 2018-ës,  me rënie 32.6 % kundrejt të njëjtit tremujorit të vitit 2017.

INSTAT konstaton gjithashtu, në këtë periudhë 20 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Zjarr Tv Ad