Steinmeier thekson rëndësinë e një Evrope të bashkuar

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur në Berlin, gjatë vizitës shtetërore të homologut të tij italian, Sergio Mattarella, Steinmeier tha se “në Itali, ideja e një Evrope të bashkuar po lëkundet” dhe se zërat e tillë “po bëhen të dëgjuar edhe në Gjermani”.

Si anëtare themeluese të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e projektit evropian, tha Steinmeier.

“Në botën e nesërme, ne si evropianë duhet të jemi të bashkuar nëse duam të bëhemi të dëgjuar dhe të aftë për t’iu dhënë zgjidhje sfidave të mëdha, si ndryshimet klimatike, digjitalizimi, migrimi”, shtoi Steinmeier.

Në Itali, vitin e kaluar, ka ardhur në pushtet një qeveri populiste dhe anti-migrante, e udhëhequr nga Giuseppe Conte.

Në disa lande të Gjermanisë, populistët po ashtu kanë shënuar fitore në zgjedhjet e vitit 2018.

 

Zjarr Tv Ad