“Sterilizimi”, mjeku Koni merret në pyetje nga SPAK

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Artan Koni është i pari që është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kallëzim i bërë në rreth një muaj më parë. Në një dalje për mediat, ai tha se prokurorëve i ka sqaruar llogaritjet, që sipas tyre ky koncesion është korruptiv.

Artan KoniSot prokuroria më thirri si një prej kallëzuesve të këtij koncesioni, më shumë për të parë detaje, si janë bërë këto përllogaritje. I sqarova si është bërë kjo llogari. Kjo është deklarata që dhashë për prokurorinë. Nuk mund tju them çdo detaj për shkak të hetimit. Mund t’ju them se ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit.  Kemi dyshime se është koncesion korruptiv. Mbetet ta vlerësojë prokuroria a është një koncesion korruptiv dhe kush janë fajtorët nëse ka. Baza kryesore është llogaria, kostot ekonomike. Një koncesion për të cilën paguajmë 17 mln euro në vit, ndërkohë që vetëm për një set kirurgjikal neve kostoja na del 2.4 euro, ne koncesionet i paguajmë 190 euro. Kjo është baza që kemi në për këtë koncesion korruptiv.

Koni nuk tha një shifër të dëmit në buxhet, por sqaroi se prokuroria duhet të përcaktojë nëse ka apo jo dëm financiar.  Ai tha se nuk ka prova të reja.

Artan Koni: Prokuroria duhet të thotë a ka dëm financiar dhe kush është përgjegjësi për këtë dëm financiar që mund ti jetë shkaktuar buxhetit të shtetit. Sot dhashë detaje për artë kallëzim që bëmë dy javë më parë. Nuk kam prova të reja.

Për këtë kallëzim pritet të merren në pyetje edhe përfaqësues të Nismës Thurje.

Zjarr Tv Ad