Stilisti shqiptar më i njohur tregon vitet e trishta të internimit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Joni Peçi është një nga stilistët më të njohur  dhe më të pëlqyer shqiptar , i cili njihet për energjinë pozitive që përcjell si dhe për pasionin me të cilën bën atë që do fort, punën e tij.

Gjatë ditës së djeshme publiku u njoh me një anë tjetër të stilistit Joni Peçi.

Përveç karrierës ai u ndal në një nga momentet më të trishta të jetës së tij siç është, internimi që i ndodhi familjes në moshën 4-vjeçare.  Ai kujtoi mes lotësh në sy, se si policët i morën mamanë para syve.

“Familja ime ka qenë kundër sistemit. Ne na internuan. Është një moment shumë i vështirë… Atë ditë gjyshi ishte larguar për të na blerë simite dhe mami më nxori prej dore deri tek rrugica që më pas të takoja gjyshin për të shkuar në kopsht.

Në një moment shikoj një makinë dhe dy policë që vijnë e marrin mamin, por unë nuk e kuptova. Erdhi gjyshi dhe e kuptoi situatën. Ai më çoi në kopsht. Prisja në dritare tek kopshti të vinte të më merrte mami”,-tregoi Joni mjaft i prekur.

 

 

Zjarr Tv Ad