Stoku në Gjykatën e Lartë/ Kohëzgjatja e gjykimit të një dosje zgjat minimalisht 6-7 vjet

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtësia e vonuar është padrejtësi, por në Gjykatën e Lartë që një dosje të marrë verdiktin përfundimtar i duhet minimalisht 6-7 vjet.

Janë afro 29 mijë çështje në pritje të gjykimit që duhen kthyer në normalitet. Avokatët shprehen se kjo situatë ka shkaktuar shumë shqetësime, sidomos në çështjet civile.

“Me këtë ritëm një dosje civile do i duhen 6-7 vite për tu gjykuar”

Përsa i përket stokut të çështjeve, një tjetër gjykatë po ecën në gjurmët e Gjykatës së Lartë. Gjykata Administrative e Apelit është në pritje të gjykimit, dhe e vetmja në Shqipëri që mbledh ankimimet e të gjitha gjykatave nëpër rrethe.

“Kemi vetëm një gjykatë Apeli Adminstrativ që ka 22- 23 mijë dosje. Aty zakonisht prisnim deri në 2 vjet për një datë, tani kemi shkuar tek 3 vite dhe kam frikë se do të shkojmë dhe në 4 vite.”

 Sipas juristëve, zgjidhja e vetme është vetë Gjykata e Lartë, e cila duhet të nxjerrë vendime unifikuese në mënyrë që praktika gjyqësore të zbatohet nga gjykatat e apeleve dhe të shmangin rekurset në shkallën e tretë të gjyqësorit.

Zjarr Tv Ad