Stoltenberg: Aleatët po rrisin mbështetjen për Ukrainën

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e NATO-s po e rrisin mbështetjen për Ukrainën, me raketa të mbrojtjes ajrore, si dhe me ndihma humanitare dhe financiare.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se e ka përgëzuar atë për trimërinë e popullit dhe të forcave të armatosura të Ukrainës.

Një ditë më herët, Bashkimi Evropian njoftoi se do të financojë armatimin e Ukrainës, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër pushtimit rus./REL

Zjarr Tv Ad