Stoltenberg: NATO e respekton neutralitetin e Serbisë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca Atlantike e Veriut e respekton plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë. Në një intervistë për gazetën beogradese ‘Politika’, ai tha se partneriteti i aleancës me Serbinë është më i miri, për Ballkanin Perëndimor dhe për NATO-n. Stoltenberg tha se bashkëpunimi i ardhshëm i NATO-s me Serbinë do të zhvillohet nga reforma e sektorit të sigurisë deri te ndihma në rast të fatkeqësive dhe asgjësimi i municioneve të tepërta.

Ai kujtoi se në tetor të vitit të kaluar, Serbia ka organizuar një stërvitje civile emergjente, të quajtur “Serbia 2018”.

“Ky ushtrim i ka ndihmuar aleatët e NATO-s, si dhe Serbinë dhe partnerët e tjerë, që të bëhen më të përgatitur për të vepruar në rast të fatkeqësive natyrore, siç janë përmbytjet dhe tërmetet”, tha Stoltenberg.

Ai nënvizoi se e di se në Serbi, referimi ndaj NATO-s vazhdon të nxisë kundërthënie dhe kujtime të bombardimeve të vitit 1999.

Atëbotë, NATO-ja ka bombarduar caqet e ushtrisë serbe për të ndalur dhunën e regjimit serb në Kosovë.

Duke folur për gazetën “Politika”, Stoltenberg tha se motivi kryesor i ndërhyrjes së NATO-s, njëzet vjet më parë, ka qenë ndalimi i katastrofës humanitare në Kosovë.

 

Zjarr Tv Ad