‘Stop vrasjes në qeli’/ PD protestë para të gjithë komisariateve dhe Kryeministrisë në orën 20:00

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike një ditë më parë njoftoi se ditën e sotme do të protestojnë në mënyrë paqësore përpara të gjithë komisariateve të vendit pas ngjarjes së rëndë në Kavajë ku i riu Ilvi Meta u gjet i vdekur brenda komisariatit.

Anëtarët dhe të rinjtë e PD do të protestojnë para kryeministrisë ndërsa mësohet se do të ndezin edhe qirinj. Nën sloganin ‘Stop vrasjes në komisariate’ qytetarët do të protestojnë në mënyrë paqësore.

“Ne orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”.

Në Tiranë qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria, po në orën 20.00. Ftojme mediat në Tiranë dhe në rrethe të ndjekin këtë protestë të heshtur.”-njofton PD.

Zjarr Tv Ad