Strakosha i pafuqishëm, Milani rikthehet në Champions

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka zgjatur shumë pak festa e Romës, me Milanin që është rikthyer të marrë sërish vendin e katërt në Seria A. Kuqezinjtë kaluan 1-0 Lazion, në një takim direkt për zonën që të dërgon në UEFA Champions League vitin e ardhshëm.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Franck Kessie, 12 minuta përpara fundit. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e tij përfundoi në krah të kundërt me Thomas Strakoshën, i cili vetëm në këtë rast u “thye” por i mjaftoi Milanit për të marrë 3 pikët. Kjo fitore i ngjet kuqezinjtë në vendin e katërt me 55 pikë.

Ndërkohë Lazio është thuajse praktikisht jashtë një vendi që të dërgon në Europë. Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i Seria A, bardhekaltërit qëndrojnë 4 pikë larg zonës së Europa League dhe 6 nga Champions.

Zjarr Tv Ad