Strakosha sfidon Ronaldon e Dybala-n

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më i urituri është CR7, sepse, pasi Strakosha ia mohoi në katër raste me pritje fenomenale golin portugezit, në fazën e parë të këtij kampionati, ylli i Juventusit humbi një penallti edhe në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Chievos.

Priten shkëndija edhe sot… Sfida me Dybalën – Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë ofruar shumë emocione, sidomos në dy vitet e fundit, ku pa dyshim që Thomasi ka qenë protagonist, por edhe Dybala.

Të dy lojtarët në fjalë kanë nisur një betejë personale që në gushtin e vitit 2017, konkretisht më 13 gusht. Me rastin e Superkupës së Italisë, të luajtur në kryeqytet, lacialët edhe pse ishin duke fituar deri në minutën e 85-të me avantazhin 2-0, Paulo Dybala brenda gjashtë minutave i shënon Strakoshës një dopietë spektakolare, por fatmirësisht, Murxhia, tri minuta më vonë, në kundërsulmin e fundit të ndeshjes, anulon mundësinë që takimi të shkojë në festë dhe i lejon portierit shqiptar dhe shokëve të tij që të ngrenë në qiell Superkupën e Italisë.

Por, Strakosha, duke lënë mënjanë trofeun e fituar, arriti që të hakmerrej me Dibalën dy muaj më vonë, kur në Torino, në minutën e 97- të të takimit, portieri shqiptar fluturon në të majtën e tij dhe ndalon goditjet e argjentinasit, duke i dhënë Lazios një fitore që mungonte prej shumë vitesh në Torino.

Gjithsesi, pas përgjigjes vjen edhe kundërpërgjigjja e dhimbshme e Paulos, në mars të vitit të kaluar, kur me një të majtë në rrëzim e sipër shkund rrjetën e Strakoshës në minutën e 93-të dhe i jep fitoren 1-0 Juves, në “Olimpico”.

Dhe sot, të dy këta do të kenë bastin e radhës që do të luajnë mes tyre, me Thomasin që është më i përqendruar se kurrë, sepse kundër tyre dalin edhe specialistët e basteve që shohin “Zonjën” favorite për fitoren me koeficient 1.85, suksesin e Lacios me kuotën 4.5, ndërsa barazimi 3.5-fishon shumën e luajtur të parave.

 

Zjarr Tv Ad