Strakoshën e duan dy kubet angleze

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bëri një sezon fantastik me Lazion dhe emri i tij është në listën e dëshirave të gjigantëve europianë të futbollit. Thomas Strakosha rikthehet të jetë një objektiv i klubeve angleze, atje ku rishfaqet edhe njëherë Tottenhami, të cilëve iu bashkohen edhe rivalët e Arsenalit.

Finalistja e fundit e Champions përgatitet që të ndërrojë mbrojtësin ekstrem, ndërsa “topçinjtë” bëjnë llogaritë edhe me largimin e Peter Cech në fund të këtij sezoni.

Lazio është gati të vlerësojë çdo ofertë nëse është e duhura. Mediat italiane raportojnë se Igli Tare nga ana e tij është duke vlerësuar pistën Lafont në rast shitjeje të Strakoshës, ndërsa çështja e Buffonit për momentin mbetet një fantazi.

 

Zjarr Tv Ad