“Strateg, e çoi Shqipërinë të tretën në botë për numrin e emigrantëve”, deputeti i PD ironizon Ramën: ISIS dhe Putin nuk sfidojnë kryeministrin në vizionin e shpopullimit

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar kryeministren Rama, duke e quajtur ‘strateg’ i cili e ka çuar Shqipërinë të tretën në botë për numrin më të lartë të emigrantëve.

Sula shkroi se ISIS në Siri e Putin në Ukrainë janë dukshëm të paaftë në vizion me qeverinë shqiptare, dhe se pavarësisht përpjekjeve të tyre nuk ja kanë arritur të sfidojnë kryeministrin e vendit në vizionin për të shpopulluar vendin.

Postimi i plotë:

Kryeministri, ky strateg që e çoi Shqipërinë të 3-ën në botë për numrin më të lartë të emigrantëve.

ISIS në Siri e Putin në Ukrainë janë dukshëm të paaftë në vizion me qeverinë shqiptare. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk ja kanë arritur që të sfidojnë kryeministrin e Shqipërisë në vizionin për të shpopulluar vendin!

Pasi nuk i jemi ndare faqeve te para te mediave britanike, fama jonë tani po zgjerohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Revista amerikane “Forbes” publikoi së fundmi të dhëna ku evidentohej se Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30 për qind të të lindurve në vend që tani jetojnë jashtë kufijve të saj. Sipas këtyre shifrave ne jemi shteti i tretë në botë me emigracionin më të lartë duke lënë pas vende si Siria, Moldavia dhe Armenia.

Revista amerikane jep edhe arsyet se përse emigrojnë shqiptarët. Arsyet janë ato që përjetojmë çdo ditë.

Korrupsioni i shpërndarë në çdo qelizë të administratës. Qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë rryshfet edhe kur blejnë një kupon për pasaportë. Kaq shumë është zgjeruar grabitja. Punësimi sipas bindjeve politike është tjetër argument. Në administratë nuk ka meritokraci, por ka patronazhistë. Kush e ka listën me votues më të gjatë.

Shumë vendimtar në eksodin e madh të shqiptarëve eshtë inkurajimi indirekt grupeve kriminale. Fakti që grupet kriminale zhvillojnë trafik droge në vendet e huaja dhe vijnë e trajtohen në Shqipëri si biznesmenë duke marrë leje ndërtimi pafund, ka dekurajuar biznesmenët e ndershëm por edhe profesionistët të cilët duan ta ndërtojnë jetën në bazë të meritës. Në momentin që një familje e mirëarsimuar duhet të punojë gjithë jetën për një shtëpi dhe nuk ka mundësi të bëjë një palë pushime, atëherë logjika ekonomike bie. Kjo tashmë ka ndodhur në shqipëri. Me 1000 euro metri katror minimalisht i një apartamenti në Tiranë ndërkohë që paga mesatare 56 mijë lekë.

Ndërkohë nga ana tjetër qeveria planifikon legalizim kanabisi, amnisti fiskale dhe projekte “zhvillimore” me kompani offshore.

Që të mos mbesim më pak shqiptarë në Shqipëri se sa jashtë Shqipërisë, duhet të rikthejmë meritokracinë, punen e ndershme dhe të luftohet krimi organizuar!

Zjarr Tv Ad