‘Strategjia ‘bëjmë sikur…’/ Dervishi: Në SPAK janë 14 prokurorë, dosjet e nxehta i dërgojnë në prokuroritë e rretheve

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe moderatori Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me situatën e rendit dhe drejtësisë në vend, ku sipas tij çdo gjë po bëhet me strategji nga lartë.

Sipas Dervishit, në SPAK janë 14 prokurorë nga të cilët kërkojmë gjithçka dhe ata e kanë kuptuar lojën dhe ‘bëjnë sikur…’ dhe nga krahu tjetër dosjet e nxehta ia dërgojnë prokurorive të rretheve!

Postimi i plotë i Lutfi Dervishit:

Strategji! Që policia të mos merret me punën e saj: rendin publik, i është ngarkuar të merret:

me ndërtimet pa leje, me pyjet, me ndotjen e mjedisit, me korrjen e kanabisit, me shezlonët në plazh, me covid-in, me…

Në SPAK janë 14 prokurorë (7 për korrupsionin dhe 7 për krimin e organizuar). Nga 14 njerëz kërkojmë gjithçka (që nga hetimi bakshisheve, problemeve zgjedhore,  etc) me përjashtim të hetimit të korrupsionit në nivele të larta!!!

Edhe SPAK – nuk është “naiv”! E kupton lojën “bëjmë sikur…” Dosjet e nxehta i dërgoi në prokuroritë e rretheve! Dosjen e nxehtë të Bild ja ngeci prokurorisë së Dibrës!

Çështjen e 3.4 milionë euro të “tojotes” nga Belgjika e cilësoi “mos deklarim të hollash në kufi!!!” dhe ja dërgoi prokurorisë së Tiranës! Kaq!

Zjarr Tv Ad