“Strategjia e Ramës për qytetin e Gjirokastrës”, mediat greke ‘shpërthejnë’ pas takimit të kryeministrit me ministrin turk të Kulturës

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ministrin e Kulturës Turke Mehmet Nuri Ersoy menjëherë kanë ‘shpërthyer’ mediat greke duke e cilësuar takimin si një strategji në kulmin e periudhës parazgjedhore.

Ndërkohë më tej ‘Protothema’ shkruan se megjithëse Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit e cila merret me restaurimin e projekteve të ngjashme të cilat në të kaluarën kanë qënë pjesë e Perandorisë Osmane, qeveria shqiptare e ka nënshkruar marrëveshjen për të zbehur praninë e fortë të pakicës greke në Gjirokastër.

Lajmi i Protothema:

Në kulmin e periudhës parazgjedhore në Shqipëri , Presidenti Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me Ministrin e Kulturës Turke Mehmet Nuri Ersoy për të rivendosur trashëgiminë Osmane në qytetin e Gjirokastrës .

Rama, i cili nuk i fsheh ndjenjat pro-turke dhe marrëdhëniet speciale me Erdogan, e mirëpriti delegacionin turk në një ndërtesë tradicionale të qytetit, të restauruar së fundmi nga e ashtuquajtura Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) e cila operon projekte të ngjashme në Vendet e Ballkanit që në të kaluarën ishin pjesë e Perandorisë Osmane.

Qyteti i vjetër i Gjirokastrës është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe renditet si: “Një shembull i rrallë i një qyteti osman të ruajtur mirë, i ndërtuar nga pronarë të mëdhenj toke”.

Në një deklaratë, Rama tha se “marrëveshjet janë nënshkruar për të forcuar dhe promovuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftimin e trafikimit në vendet e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve.”

Qyteti është një qendër historike e pakicës Greke me një prani të fortë të mërgimtarëve. Deri më sot, nuk ka pasur zell të ngjashëm nga ana e qeverisë shqiptare për të shpëtuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të lidhur me praninë e fortë Ortodokse Greke në rajon.

Zjarr Tv Ad