Strategjia e zgjerimit, Meta: Vlerësojmë rezervat ndaj Ballkanit të Hapur, Procesi i Berlinit vendimtar për anëtarësimin në BE

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PL, Ilir Meta ka përshëndetur projektrezolutën e Parlamentit Evropian lidhur me strategjitë e zhvillimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se sikurse Parlamenti Europain edhe Partia e Lirisë i bashkohet rezervave për Ballkanin e Hapur, ku sipas tij nuk zbatohen rregullat e BE-së. Hapur.

“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.

Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor. 🇦🇱🇪u” shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad