Strazimiri: Alibeaj nuk përfaqëson PD! 13 deputetë nga 77 deputetët e PS të dalë nga influencat kriminale

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Genc Strazimiri ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe reformat e propozuara nga grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj.

Strazimiri ka theksuar se mazhoranca socialiste nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin por sipas tij nuk ka as 71 vota që i duhen për të qeverisur vendin.

Sipas Strazimirit, 13 deputetë nga 77 që ka sot mazhoranca të dalë ekskluzivisht nga influenca kriminale.

Strazimiri: Zoti Alibeaj nuk përfaqëson më asgjë për aq kohë sa refuzon të njohë instancat dhe forumet e PD-së. Asnjë prej forumeve që do duhej të ekzistonin, po themi teorikisht sipas Alibeaj, nuk është mbledhur për një vendim kaq të rëndësishëm politik si është ajo e një marrëveshje të re me qeverinë.

Me kalimin e javëve Alibeaj sot për herë të parë ka artikuluar se mazhoranca nuk i ka votat për presidentin madje as 71 vota për të mbajtur qeverinë.

Janë emra të gjithë të denoncuar së pari nga Sali Berisha dhe më pas të gjithë deputetët e PD-së.

Janë 13 deputetë nga 77 që ka sot mazhoranca të dalë ekskluzivisht nga influenca kriminale dhe kjo e bënë që mazhoranca nuk mund të qeverisi vendin dhe jo më të zgjedhi presidentin.

Zjarr Tv Ad