Strazimiri: Do të merrja seriozisht çdo politikan amerikan nëse do të merrej me qeverinë e Ramën

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gent Strazimiri, ish-deputeti i PD-së u shpreh se vizita e Gabriel Escobar në vendin tonë vjen në një vizitë rutinë.

Ai tha se do ta besojë se amerikanët e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit kur të merrem me korrupsionin e qeverisë Rama, të cilën ai e cilësoi si më të korruptuarën.

Strazimiri: Unë kam qenë i pranishëm në shumë takime të paraardhësve të Escobarit në atë zyrë. Janë vizita rutinë, sigurisht që është e rëndësishme si vizitë.

Shikoni në internet janë jo më pak se një herë në vit. Sot Ballkani ka një gjendje të caktuar.

A vjen për të rikonfirmuar aleancat apo armiqësitë? Sot je jemi një vend anëtar i NATO-s dhe besoj se nuk jemi pasi kemi pasur tanke dhe raketa të mira, por sepse kemi rënë dakord që të kemi një kriter demokratik. Ky standard u arrit në kohë e Berishës dhe për këtë nuk kemi dyshime.

Unë do të merrja zyrtarisht çdo politikan amerikan që e ka seriozisht problemin e korrupsionit në Ballkan, kur në qeverinë më të korruptuar nga vetë raportet e DASH, është qeveria e Ramës që vetëm bie në standardet. Nëse ka një problem me korrupsion në Ballkan është Shqipëria dhe Rama.

Zjarr Tv Ad