Strazimiri: Edi Rama, ‘peshku i madh’ që i jep urdhra SPAK-ut dhe i thotë kë të arrestojë dhe kë jo

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama foli me nota qortuese ndaj SPAK gjatë Kongresit të PS të mbajtur të shtunën e 9 prillit. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se Rama gjatë fjalës së tij nuk i bëri presion SPAK-ut, por i dha një urdhër sipas tij publik, se kë duhet të arrestojë dhe kë jo.

Strazimiri: Bëri sikur u ankua që po i bie në qafë SPAK personave dhe qeverisë, duke nisur nga ai vetë që kanë të paktën 426 mln euro të vjedhura nga incineratorët që nuk ekzistojnë. Bëri viktimën sikur lufta kundër korrupsionit ka shkuar shumë thellë në administratë sa që për 10 kile peshk merr 10 muaj burg. Nuk është kjo e vërteta. Shqipëria ka disa standarde që nuk i përmbush në luftën kundër korrupsionit, në korrupsionin qeveritar apo edhe në atë që po presim prej kohësh që quhet kapja e peshkut të madh. Peshku i madh është ai që i jep urdhra SPAK-ut dhe i thotë kë të arrestojë dhe kë jo. Influenca e Ramës dhe e PS që tashmë është bërë parti-shtet te SPAK nuk ishte ndonjë gjë e panjohur deri më sot. Akti publik që Rama bën duke urdhëruar SPAK-un është një sinjal alarmi për shoqërinë shqiptare.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama ka deklaruar se nuk do të mbrojë askënd nga goditjet e SPAK-ut. Madje ai ka theksuar se përgjegjësia është personale dhe PS nuk do bëhet avokati i askujt që punon për xhepin.

Strazimiri u shpreh se SPAK ka goditur vetëm zyrtarë të dorës së tretë.

Strazimiri: Mua nuk më duket se SPAK po bën ndonjë luftë agresive. Përkundrazi, SPAK-u një afere që nuk mund të mbulohet se 426 mln euro bëjnë bujë kudo, nuk mund ta bënte ndryshe veçse t’i vinte kapakun në një nivel të caktuar dhe të mos shkonte më lart.

Por Edi Rama i bëri thirrje SPAK që të kthejë sytë edhe na opozita jo vetëm nga mazhoranca. Strazimiri u shpreh se askush nga opinioni publik nuk “i ha” këto që thotë Edi Rama.

Strazimiri: Përpiqet të bëjë show në një kongres. Nuk mu duke se po i bënte presion SPAK. Me arrogancë publikisht i dha urdhër SPAK kë të arrestojë dhe kë jo, cilën aferë ta çojë deri në fund e cilën mos ta çojë. Me fjalimin në Kongresin e PS-së ai tregoi brutalisht që ka gjithçka në dorë, përfshi dhe SPAK. Në këtë vend gjithçka ndëshkohet ose jo nëse do apo nuk do ai.

Strazimiri shtoi se kjo që bën Rama nuk ka lidhje me pavarësinë e drejtësisë, nuk ka lidhje me asnjë funksionim institucional. Sipas tij, Reforma në Drejtësi u bë që të fortët të “dridhen”, ata që menaxhojnë paranë publike. Por pas Reformës në Drejtësi, këta njerëz tha Strazimiri që duhet të dridheshin dalin dhe japin urdhra se çfarë të bëjë dhe mos bëjë SPAK, i cili po rri dhe po dëgjon.

Zjarr Tv Ad