Strazimiri: Këtu mafia është në qeveri…

0
1

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimi i është përgjigjur përmes një postimi në facebook, kryeministrit Rama lidhur me dislokimin e ushtrisë në aeroportin e Rinasit. Kreu i qeverisë, shpërndau sot në rrjete sociale foto nga prania e forcave të sigurisë në aeroportet ndërkombëtare.

“Në Paris, Frankfurt, Amsterdam, ushtria del në mbrojtje të popullatës nga një sulm USHTARAK, paramilitarësh TERRORISTË, kur rreziku konsiderohet IMINENT ose I PASHMANGSHËM, jo kundër bandës që ka hyrë në aeroport 3 herë rrjesht…nga e njëjta derë… Po, ka ndodhur njëherë në fillim të viteve ’90 në Siçili që ushtria doli në rrugë me blinda kundër MAFIA-s, po ky nuk është rasti ynë… Këtu MAFIA është në qeveri…” shkruan Strazimiri në facebook.