Stresi në punë të shëndosh

0
8

Presioni i lartë në vendin e punës ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e grave. Në fakt rezulton se ndaj stresit në punë, trupi i tyre reagon duke u shëndoshur. Ky  përfundim është rezultati i një kërkimi të Universitetit të Goteborg dhe Umea që është publikuar në një revistë shkencore ndërkombëtare mbi shëndetin. Studimi ka përfshirë 3872 persona të të dy gjinive të cilët janë ekzaminuar për 20 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe janë vrojtuar ritmet profesionale, stresi si pasojë e punës dhe pesha trupore. Kështu rezultoi se ekspozimi për përiudha të gjata ndaj stresit professional ndikon në rritjen e peshës, por vetëm tek gratë, me një mesatare rreth 20% në krahasim me koleget që nuk kishin presion të tillë psikologjik. Studjuesit thonë se rezultati është mjaft i rëndësishëm, pasi kështu mund të identifikohen më lehtësisht shkaqet që çojnë në rritjen e peshës, në shqetësime psikolgjike, por edhe në sëmundje të tjera, si ato kardiovaskulare.