Stresi publikon video nga avioni: Do ta ulim me çdo kusht në Kukës më 18 Prill, biletat janë falas…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Belinda Balluku, deklaroi që më datë 18 Prill, do të inaugurohet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe do të kryhet fluturimi i parë.

Lidhur me këtë ngjarje që pritet të ndodhë, ka reaguar së fundmi këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik si Stresi. Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video brenda një avioni, ku shkruan se këtë Aeroplan, do ta ulë në aeroportin e Kukësit, më datë 18 Prill.

“Biletat i keni falas! Do ta zbresim me çdo kusht në Kukës avionin më datën 18 Prill”, ka shkruar Stresi në Facebook.

Ndërkohë, edhe Ministrja e Transporteve Belinda Balluku, ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të aeroportit të Kukësit, ku po kryhen punimet e fundit.

Përgatitjet e fundit në aeroportin e Kukësit, ku pak ditë na ndajnë nga fillimi i operimeve. Mbajmë premtimin për t’i dhënë Kukësit një vepër gjigande dhe Shqipërisë aeroportin e dytë ndërkombëtar”, ka shkruar Balluku.

 

Zjarr Tv Ad