“Strofulla e ujkut”, zbulohet kopshti personal i Hitlerit

0
143

Historianët kanë zbuluar mbetjet e një kompleksi kopshtarie në të cilën Adolf Hitleri rriste fruta dhe perime. Serrat janë zbuluar në zonën lindore të bazës ku ai qëndronte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tyre, bunkeri i quajtur “Strofulla e Ujkut” ka mbetjet e dy serrave dhe të një bodrumi ku kalonte vazhdimisht ujë dhe ajër i ngrohtë, që stafi i tij të kultivonte perime gjatë të gjithë vitit.

Historiani Jacek Adamski, nga Muzeu ushtarak Mazurian Mazurolandia, tha se vendndodhja e kësaj serre është në atë pjesë që dikur quhej Prusi, rreth 2 km larg bunkerit personal të Hitlerit.