Student ekselent i “Qemal Stafës”, shokët mbushin me lule të bardha bankën e Flavios, 16 vjeçari ndërron jetë pas aksidentit

0
1021
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flavio Mankollari, student ekselent i Gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, ka ndërruar jetë pas 15 ditësh në spital. Ai mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në rrugën e Patokut, kur një mjet i drejtuar nga një shtetas tjetër tej normave, i përplasi.

Për dy javë 16 vjeçari qëndroi i shtruar në QSUT, ku shokët dhe të afërmit dhuruan gjak për ta mbajtur në jetë, mirëpo këtë të martë mësohet se Flavio Mankollari ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Shokët e gjimnazit nuk do ta kenë më mes tyre. Ata shkonin pothuajse përditë në spital dhe ishin mobilizuar për Flavion, mirëpo sot banka e tij është mbushur me lule të bardha sepse i riu nuk ia doli dot.

Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!

Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë! U prehsh në paqe yll i bukur”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ndjerë që gjimnazi “Qemal Stafa”, për ndarjen nga jeta të Flavio Mankollarit.

Zjarr Tv Ad