Studentët bllokojnë nënkalimin te “Casa Italia”, në rresht edhe makinave e Shqiponjave

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te “Casa Italia”, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave Shqiponja.

Marshimi i tyre që nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 30 minutash, ndërkohë që në disa raste janë përkrahur dhe nga drejtuesit e mjeteve, të cilët i kanë përshëndetur përmes borive.

Vetë studentët nuk kanë një destinacion final për marshimin e tyre, por kanë deklaruar se jetesa po bëhet e padurueshme, për shkak të rritjes së çmimeve në shumë produkte, e padyshim dhe atë të karburanteve.

Një prej studentëve, i pyetur nga gazetari Elvis Myrta, tha se ai do të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet pasditen e sotme përpara kryeministrisë.

Së pari falenderoj të gjithë ata që kanë marrë nismën e protestës. Mirë është që të jemi të gjithë në protestë, unë vetë do të shkoj, e do të bëj të pamundcurën që të marr edhe miqtë e mi’, tha një prej studentëve. Studentët kanë bërë thirrje: Bashkohuni me ne, eja mblidhuni këtu! Hiqni tarifat. UBT proteston!

Zjarr Tv Ad