Studentët e Arkitekturës në protestë, kërkojnë anulimin e tarifës për provimet e prapambetura

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët e universiteteve publike në Tiranë janë ngritur ditën e sotme ne protest dhe siç ishte paralajmëruar, në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.

Studentët janë ulur këmbëkryq dhe me megafon  i bëjnë thirrje ministres së Arsimit Lindita Nikolla “Të anulojë vendimin”.

“Jam student që nuk frikësohem/ Rezistenca nuk ndalohet”, ndërkohë që në duar mbajnë parrulla ku nuk pranojnë të paguajnë tarifën për kreditet e prapambetura.  Ata janë të vendosur se nuk do largohen pa u takuar me ministren dhe kjo e fundit të anulojë vendimin. Studentët kanë bllokuar edhe rrugën përpara ministrisë së Arsimit.

“Duhet të paguajmë 650 lekë për çdo kredit të prapambetur. Është hequr mundësia për të paguar tarifën vjetore me këste“, kanë deklaruar studentët.

Sipas tyre, tarifa është e lartë dhe nuk mund të paguhet vetëm me një këst.

Në një moment përfaqësuesit e ministrisë, me në krye zv/ministrin e Arsimit, Besa Shahini dolën dhe i kërkuan disa studentëve të futen brenda ministrisë dhe të përgatisin një listë me kërkesat e tyre. Por kjo u refuzua nga studentët duke i kërkuar që ministrja të dalë jashtë të flasë me ta.

Protesta edhe në Elbasan

Edhe studentët e universitetit ‘Aleksander Xhuvani’ kanë bojkotuar ditën e sotme orët e mësimit, duke shprehur kështu kundërshtimin për tarifen e krediteve prej 650 leke të vjeter vendosur nga ministria Arsimit. Studentet shprehen se protestat do te vijojne deri në tërheqje të këtij vendimi. Stutendët po mbledhin firma për të shkruar peticionin i cili kerkon 50 mije firma.

 

Zjarr Tv Ad