Studentët e Arteve në protestë: Nuk na njihet Masteri 1-vjeçar

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të nisjes së ciklit të dytë të studimeve në Universitet, studentët e Universitetit të Arteve kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe drejtuesit e universiteteve ti njohin masterin 1 vjeçar për ushtrimin e profesionit të Mësuesisë. Sipas studentëve të degës Pedagogji Muzikore nëse nuk do ju jepet një zgjidhje ata do vijojnë të protestojnë.

Pas nisjes së vitit të ri akademik në universitetet e vendit me protesta nga studentët, edhe sezoni i ri mësimor për studentët e Masterit pritet ti gjejë ata në rrugë.

Një grup studentësh të degës Pedagogji Muzikore në Universitetin e Arteve pretendojnë se Masteri 1 vjeçar profesional nuk iu njihet për ushtrimin e profesionit të Mësuesisë, por duhet të kryejnë dy vite mësim.

“Duam të na njihet Masteri 1-vjeçar, i cili është 60 kredite. Kemi folur me drejtorin juridik të MAS dhe thotë me atë ligj që e keni nisur me atë do ta mbaroni. Nuk kemi pse të presim që të hyjë në fuqi një Master me 120 kredite, zotëria thotë nuk keni pse ta bëni sepse ju mund të njiheni me titullin mësues dhe me Masterin 60 kredite.”

Studentët paralajmërojnë se nëse situata nuk zgjidhet para nisjes së vitit të ri akademik për degët e masterit, ata do vijojnë protestat.

“Kërkojmë një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, MAS, Rektorati apo Kryeministri, sepse ne do të marrim masa të tjera, qoftë protesta apo dhe ngujim, deri në zgjidhje të problemit.”

Studentët kërkojnë nga Ministria dhe Universitet që Masteri 1-vjeçar t’iu njihet, ndërsa cikli i dytë i studimeve nis në datën 28 tetor.

Zjarr Tv Ad