Studentët e Juridikut i paraqisin dekanit 5 kërkesat

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët e Fakultetit të ‘Drejtësisë’ në Universitetin e Tiranës të cilët janë të ngujuar brenda fakultetit i kanë drejtuar një shkresë me 5 kërkesa dekanatit të fakultetit.

Studentet shprehen në shkresën drejtuar dekanatit se, paraqitja e kërkesave u vendos në bashkëpunim midis studentëve të grupeve të ndryshme të fakultetit.

Ata shprehen se ngujimi i tyre do të zgjasë deri të dilën. Te dielën do të thirret një protestë mbarëkombëtare.

Kërkesat e studentëve janë:

  1. Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor deri në dhënien e një përgjigjeje përfundimtare.
  2. Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave dhe procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare.
  3. Nisja e një plan veprimi nga Dekanati, për plotësimin e kërkesave që varen drejtpërdrejt nga ai.
  4. Mos penalizmi i studentëve apo marrja e masave ndaj tyre deri në përfundimin e bojkoti.
  5. Mos ndalimi i studentëve për të hyrë apo dalë nga fakulteti gjatë kohës së bojkotit nga rojet private.

 

Zjarr Tv Ad