Studentët e mjekësisë që kanë ditë që protestojnë kundër një projekti qeveritar për punën e tyre pas përfundimit të procesit studimor, i kanë kërkuar kryetares ë Kuvendit që të marrin pjesë në komisionet përkatëse, aty ku do të diskutohet edhe projektligji , “për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.
Kërkesa e plotë:
Drejtuar: Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Znj.Lindita Nikolla
E nderuar Znj.Lindita Nikolla.
Ne, studentët e mjekësisë kemi bërë kërkesa të njëpasnjëshme për pjesëmarrje në komisionet përkatëse, në lidhje me projektligjin:
PROJEKTLIGJ “PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË STUDENTËVE QË NDJEKIN PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”.
Deri tani nuk jemi pranuar në asnjë komision përvec atij të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ju rikujtojmë që sot ky projektligj shqyrtohet në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Ne si grup interesi kemi të drejtën ligjore që të jemi të pranishëm dhe të dëgjohemi në Komisionet përkatëse. Ju lutemi si kryetarja e Kuvendit të mundësoni pjesëmarrjen tonë.
Me Respekt: Dea Guri, Eliot Sulçaj, Mikel Seferi, Arbëri Shehu, Zino Veleshnja.