Studentët e Prishtinës protestë për vizat

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ata mbanin në duar një banderolë të madhe me pyetjen:

“A është izolimi vlerë e BE?”

Një tjetër student që printe marshimin kishte në duar një kuti të madhe kartoni ngjyrë e kuqe, ku shkruhej: “No schengen. X”.

Studentët më pas do të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë.

“Pse duhet të ndihemi të izoluar kur ne jemi shtet dhe i plotësojmë të gjitha kushtet që të jemi pjesë e familjes së Bashkimit Evropian, jemi gjeneratë e re, jemi student dhe nuk e meritojmë izolimin, duam ta ndjejmë veten tonë të lirë dhe të kemi më shumë mundësi si të rinj, na mundësoni të shohim sistemin Evropian, na mundësoni të studiojmë jashtë vendit, të këmbejmë përvojat me vendet e rajonit, kësisoj të mbjellim një ideologji progresive dhe të jemi pjesë e zhvillimit të vendit tonë”thuhej në një deklaratë të studentëve të shpërndarë dje.

 

Zjarr Tv Ad