Studentët e Shkodrës kërkesë Rektoratit , të Korçës bojkotojnë protestën

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse në Tiranë studentët vijojnë bojkotin e auditorëve dhe protestat për plotësimin 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë, nuk ndodh e njëjta gjë me studentëve e universiteteve në rrethe.

Studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dorëzojnë një kërkesë të re në Rektoratin e këtij universiteti për shtyrjen e datave të riprovimeve.

Studentët kërkojnë minimumi dy javë shtyrje që nga momenti kur do të mbyllet protesta në Tiranë.

Në  rast se kjo kërkesë e tyre nuk merret parasysh atëherë ata kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Theksojnë se në Universitetin e Shkodrës vazhdon bojkoti i procesit mësimor pa afat

Ndërkohë një pjesë e studentëve të Universitetit ‘Fan Noli’ i janë rikthyer auditorëve për mësim, ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë te bojkotojnë mësimin në shenjë proteste.

 

Zjarr Tv Ad