Studentët e Universitetit të Shkodrës kanë dalë në një protestë përpara komisariatit të policisë, pas video skandalit ku shfaqet efektivi i Malësisë së Madhe duke kryer veprime të turpshme.
Kjo për t’i thënë ‘ndal’ dhunës dhe përdhunimeve. Ata kanë pohuar se janë ngritur kundër ngjarjeve skandaloze që kanë ndodhur së fundmi, si rasti i videos së policit të Gruemirës, Berhan Bajrakurti me 15-vjecaren, apo edhe asaj ku një polici u shfaq duke ngacmuar studenten në fakultet.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet në lidhje me rastin dhe pasditen e së martës ka marrë si provë materiale regjistrimet e kamerave te sigurisë në godinën e Juridikut.
Të ulur në tokë, studentët kanë bllokuar hyrjen e komisariatit, ndërkohë që këndojnë himnin kombëtar dhe mbajnë parullën: “Prostitucioni, stop dhunës dhe përdhunimit”