Studentët hungarezë padisin fakultetin, nuk duan të mësojnë në gjuhën serbe

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit e Serbisë e ka dënuar Fakultetin Juridik në Novi Sad për diskriminim. Lidhja e Nxënësve Hungarezë e Vojvodinës shprehë pakënaqësi se janë të detyruar ta mësojnë gjuhën serbe.

Vendimin e Fakultetit Juridik në Novi Sad që prej këtij viti shkollor t’i detyrojë studentët ta japin provimin pranues të gjuhës serbe, Gjykata e Apelit në Novi Sad e ka karakterizuar me vendim të formës së prerë, si diskriminues. Në rastin konkret, si diskriminues doli të jetë edhe Ligji i Arsimit i Serbisë i cili parasheh kontrollin e njohjes së gjuhës serbe në provimet pranuese.

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit së Serbisë është marrë në bazë të padisë së dyfishtë të organizatës joqeveritare të Lidhjes së Nxënësve Hungarezë të Vojvodinës. Për herë të parë kjo organizatë e ka paditur Fakultetin Juridik në vitin 2015 për shkak të diskriminimit, gjegjësisht pamundësisë së studentëve të japin provimin pranues në gjuhën e tyre amtare.

Zjarr Tv Ad