“Lëvizja për Universitetin” ka protestuar sot përpara Ministrisë së Arsimit, pas deklaratës së Ministres, Evis Kushi se minorenët të cilët protestuan për humbjen e Kloidian Rashës nga efektivi i policies, do të identifikohen në shkolla që më pas të trajtohen me psikolog.
Studentët kanë hedhur bojë mbi godinën e Ministrisë, duke thirrur se; të protestosh është e drejta e gjithsecilit, ku kanë theksuar se; të dëmshme dhe abuzive janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla”.
Përmes kësaj deklarate, të rinjtë shprehen se; sistemi arsimor në vend po shkon drejt rrënimit, ndërsa mundësinë për t’u shkolluar e kanë gjithnjë e më shumë të pasurit.
“Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni”.