Studentët kërkojnë rikthimin në auditore…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët, kanë bërë peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe Kryeministrit për rikthimin në auditore.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, do të zhvillojë një takim me rektorët e Universiteteve në orën 14:00, ku do të diskutohet nëse studentët do të rikthehen në auditore apo jo.

Peticioni i studentëve:

Drejtuar : Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së Shëndetësisë

Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE.
Universitetet ishin të parët që u mbyllën , ku çdo ambient tjetër është i hapur .

Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej.

Ne kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë, ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike.

Kërkojmë në emër të studentëve, që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private  për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike, duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.

#HapniAuditoret.

Zjarr Tv Ad