Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Siç dhe u lajmërua një ditë më parë studentët do të mblidhen sërish për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Ata kanë njoftuar se do të mblidhen pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.
Ata vijojnë të shprehen se nuk duan dialog por se kusht i tyre është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama insiston për dialog dhe pasditen e djeshme, zhvilloi një takim me studentët e Gjeologjikut, duke e cilësuar si takim të frytshëm.
Sakaq sot, kreu i qeverisë ka lajmëruar takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor.
Megjithatë ende nuk ka një vendimmarrje se çfarë do të ndodhë me protestën, teksa dita e sotme pritet të jetë vendimtare për vijimin e saj.