Studentët: Nuk negociojmë, plotësoni kërkesat ose grevë urie

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë negociatë me qeverinë në lidhje me kushtet e vendosura prej tyre.

Pas reagimit të kryeministrit Rama, i cili i ftoi studentët që të shkonin në zyrën e tijë për të diskutuar, një gjë e tillë është refuzuar.

Nga Ministria e Arsimit, studentët, të cilët prej orës 10:00 po vijojnë protestën, deklaruan në kor se nuk do të ketë negociata.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, protesta do të përshkallëzohet.

Studentët thanë se greva e urisë do të jetë hapi radhës në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave.

Zjarr Tv Ad