Edhe këtë të martë studentët kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën e tyre deri në plotësimit të tetë pikave që sipas tyre konsiderohen problem i madh në arsimin e lartë.
Ashtu si një ditë më parë studentët janë ndarë në grupe dhe
kanë bllokuar rrugët kryesore të Tiranës.
Herët në mëngjes ata publikuan pikat ku fakultete të ndryshme do të mblidhen për të bllokuar qarkullimin e mjeteve në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave deri më tani nga qeveria.
Pesë akset kryesore që do bllokohen janë:
1.Rrethrotullimi te Fakulteti i Ekonomisë
2.Sheshi Ëilson
3.Kryqëzimi i “21 dhjetorit”
4.Rrethrotullimi Doganës
5.Kryqëzimi tek Nëntëkatëshet
Studentët i kërkojnë ndjesë qytetarëve për bllokimin e rrugëve, por shprehen se kauza e tyre prek të ardhmen e të gjithë vendit. Ata kërkojnë solidarizim dhe bashkim të pedagogëve gjimnazistëve, mësuesve dhe prindërve me protestën e tyre. Më tej ata bëjnë thirrje për të protestuar paqësisht dhe pa ngjyrime politike.