Studentët protestë, Rama u përgjigjet me shifra: Premtim i mbajtur

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një video, e cila tregon sipas shefit të qeverisë premtimet e mbajtura në lidhje me “Paktin e Universitetit”.

Ditën e sotme, një pjesë e studentëve kanë paralajmëruar protestë para ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve si dhe në qytete të tjera të Shqipërisë ndërsa mësohet se ata do të kërkojnë llogari për premtimet e qeverisë, të cilat sipas tyre nuk janë përmbushur.

Në materialin e publikuar nga kryeministri Edi Rama  tregohet me shifra se sa studentë kanë përfituar nga premtimet, që nga ulja e tarifave e deri tek zerimi i taksës për studentët ekselentë.

 

Zjarr Tv Ad