Studentët shfrenojnë imagjinatën me pankartat e protestës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët protestues, të cilët për të shtatën ditë ndodhen para ministrisë së Arsimit, kanë shfrenuar imagjinatën në pankartat e tyre.

Me thirrje në kor kundër negociatave por gjetjen e zgjidhjeve për 8 kërkesat e tyre, të rinjtë kanë shpalosur me vizatime dhe fjalë në pankarta, konstatime dhe shigjetime të ndryshme.

Në disa prej tyre siç mund të shikoni dhe në fotogaleri shkruhet:

-Z.Kryeministër, na ktheni përgjigje deri në ora 16.00, se kemi kurs gjermanishte në orën 17.00.

-Shkurtoni kostot, jo ëndrrat.

-Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla tarifa.

-Çmime evropiane, rroga afrikane, racë arjane, standarde talebane, Shqipëri mjerane.

-Pranoni kërkesat se na çatë Edin.

-Shikoni ndonjë fëmijë politikani në protestë me ne?

-Sistemi var për tarifat.

-Loja ka ndryshuar, ky është qyteti ynë etj

Studentët protestojnë prej 7 ditësh për të drejtat e tyre dhe nuk pranojnë të ulen në bisedime me kryeministrin Edi Rama për kërkesat e parashtruara ndaj qeverisë, ndonëse shefi i ekzekutivit tha se nuk do ketë lëvizje nëse nuk ka bisedime.

 

Zjarr Tv Ad