Studentët: S`ka negociata, mos guxojë kush të shkojë te Rama

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka vijuar dhe ditën e sotme protesta e studentëve, të cilët janë të vendosur në kërkesat e tyre. Studentët u mblodhën në Korpus dhe më pas marshuan drejt Ministris së Arsimit. Studentët ndërkohë i kanë dhënë kohë qëvërisë deri të martën ku dhe pritet një protestë masive. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë studentëve të rretheve të bashkohen me ta, madje jo vetëm studentëve por dhe qytetarëve.

Ata i kanë kthyer përgjigje dhe kryeministrit Rama i cili ka një ditë më parë ka kërkuar dialog. Ata nuk pranojme asnjë lloj negociate për sa i përket kërkesave të tyre.

“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog. Ai duhet të plotësojë kërkesat tona. As sot nuk ka për t’ia dalë. Ai ka sot një ultimatum për këtë. Të gjithë studentët të martën do të jenë në Tiranë dhe në rast se injorohemi, situata do përshkallëzohet, ne e dimë se çfarë kërkojmë. Unë jam i pari që do të futem në grevë urie, sepse nuk po dalim në rrugë për politikë, por për të drejtat e studentëve”, tha  një student.

“Të mos guxojë njeri të bëjë dialog me kryeministrin në emrin tonë në Facebook. Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Ne nuk kemi përfaqësi dhe nuk kemi faqe facebook. Çdokush nga ne është përfaqësi këtu. Merru me FRESSH-istët e tu dhe jepu ndonjë sufllaqe atyre”, tha një tjetër.

Zjarr Tv Ad