Studentët: Ul tarifat se u bë nami, nuk ka lekë babi, as mami

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën e 15-të të protestës së tyre, edhe pse të reduktuar në numër për arsye nga më të ndryshmet, studentët kanë marrë megafonin në dorë dhe nisën parrullat e tyre.

Memet dhe këngët që studentët kanë sjellë për të shprehur shqetësimet e tyre, duket sei ka venë ata në qendër të vëmendjes.

Ato kanë qenë dhe në qendër të medias e cila ka pasqyruar çdo ditë memet dhe këngët e tyre që në pjesën më të madhe të kanë qënë të goditura.

Kërkesat e përsëritura të tyre, u përpoqën t’i sillnin edhe me rimë, sikurse ka ndodhur edhe gjatë ditëve të tjera të protestës, ku ndër më të spikaturat ishin:

“Ul tarifat se u bë nami, nuk ka lekë babi, as mami”

“Ministria me dërrasa, ul tarifat moj se plasa!”

 

Zjarr Tv Ad