Studentët vazhdojnë aksionin, ‘dhuratë’ kryeministrit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse i mbyllën protestat për këtë vit dhe morën pushimet, studentët me sa duket do të vazhdojnë aksionin. Sot ata kanë pasur ‘një dhuratë’ për kryeministrin Edi Rama.

Në fakt bëhet fjalë për disa kartolina festash por jo me urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri por me 9 kërkesat që studentët i kërkojnë qeverisë të përmbushë prej më shumë se 2 javësh.

E ndërsa nje ditë më parë studentët të cilët kanë vendosur që ta ndërpresin protestën për shkak të festave kanë lëshuar 9 fenerë për të simbolizuar 9 kërkesa e tyre ndaj qeverisë. Në deklarata e  Këshillit Studentorë thuhet,se do të  kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07.01.2019 dhe nuk do të mbyllet me kaq insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona”.

Zjarr Tv Ad